Trendi është më i përhapur tek moshat e reja të cilat përdorin Instagram si burimin kryesor të lajmeve.

Rrjeti social Instagram do të parakalojë Twitterin si burimi kryesor i lajmeve zbulon një studim. Instituti Reuters i Lajmeve Dixhitale në një raport zbuloi se përdorimi i Instagram për shpërndarjen e lajmeve është dyfishuar që prej 2018-ës.

Trendi është më i përhapur tek moshat e reja të cilat përdorin Instagram si burimin kryesor të lajmeve. Megjithatë vlen të përmendet se platformat e medias sociale ishte ndër burimet me besueshmërinë më të ulët.

Vetëm 26% e njerëzve u besonin platformave të medias sociale si burimi informacioni sipas një ankete realizuar për lajmet rreth koronavirusit. Një përqindje e përafërt i besonin lajmeve që shpërndara përmes aplikacioneve të komunikimi i Facebook Messenger dhe WhatsApp.

Qeveritë dhe organizatat e lajmeve besoheshin nga 59% e të anketuarve. Sa i përket Instagram, rrjeti social përdoret nga 11% për lajme duke u vendosur një pikë pas Twitter.

Lexo po ashtu:  Hakerët po hakojnë superkompjuterët për të gërmuar kriptomonedha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *