Shëndeti është elementi i parë dhe më i rëndësishëm i lumturisë. Kjo është aq e vërtetë, saqë edhe një lypës me shëndet të mirë është më i lumtur se një mbret shëndetlig.

Gati e gjithë lumturia jonë varet prej shëndetit, çdo gjë tjetër vjen pas shëndetit.

Me shëndet çdo gjë na duket e kënaqshme, kurse kur jemi të sëmurë asgjë nuk na kënaq. – Artur Shopenhauer

Shëndeti është njësh të cilit mund t’i shtosh shumë zero si vlera të tjera, por që pa të gjitha mbeten zero. – Kineze

Jemi tre: unë, ti dhe sëmundja; nëse ti do të bashkëpunosh me mua, ne të dy do ta mposhtim sëmundjen, por nëse ti nuk bashkëpunon me mua, sëmundja do të na mposhtë të dyve. – Një mjek arab

Nuk ka asnjë dobi nga të gjitha të mirat, pa përjashtim, po që se mungon shëndeti. -Lukiani

Shëndeti dhe mendja janë dy të mira të mrekullueshme në jetë. Çdo njeri i shëndoshë shumë kollaj i jep këshilla atij që është i sëmurë. – Menandri

Më e bukura nga ditët tona është ajo kur qeshëm. – Aristoteli

Gjellë, pije, gjumë, dashuri trupore, të gjitha me masë.

Grinduni me kë të doni e sa të doni, por vetëm në mëngjes ose pas dreke. Kurrë kur jeni në tavolinë. Mund të lexoni gazetën e të tresni. Të punoni e të tresni. Por është absolutisht e pamundur të grindesh e të tresësh! – Jozef Loëbel

Lexo po ashtu:  Studimi: Nëse hani shumë oriz mund t’ju ndihmojë për të luftuar obezitetin

Parandalimi i sëmundjes është më i mirë se terapia.

Dietat që arrijnë cakun e fundit të dobësimit janë të dëmshme, por edhe të ngrënët e shumtë gjithashtu është i dëmshëm.

Sëmundja që përballohet në mënyrë të studiuar qëndron më lart se mirëqënia e shthurur. – Hipokrati

Mjeku i të sëmurëve është gjumi i rregullt. – Teofil

E qeshura ndihmon tretjen, nxit zemrën për punë dhe përforcon muskujt, ngacmon në veprimtarinë krijuese të trurit dhe ruan gatishmërinë e reflekseve. – Ë.Fry

Një sëmundje e rëndë mund të shërohet, përveç të tjerash, edhe me forcën e të qeshurit; një e qeshur e mirë, nga ato që të shkrijnë, lëviz edhe i bën të dridhen të gjitha organet trupore, njësoj si lëvizjet fizike. – N.Kousins

Gëzimi hyn në jetën tonë, kur kemi diçka për të bërë, diçka për të dashur dhe diçka për të cilën shpresojmë. – J.Addison

I gjithë interesi për sëmundjen dhe vdekjen është një shprehje tjetër e interesit për jetën. – Tomas Man

Morgu është vendi ku vdekja gëzon t’i vijë në ndihmë jetës. – Latine

Lexo po ashtu:  Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht

Nuk ka qelizë ose ind aq të vogël, saqë të mos ketë shpirtin dhe forcën jetësore brenda tij. – J.Kent

Trupi i njeriut ëshët një shtet i individëve të barabartë, një shtet demokratik i qelizave, një federatë qelizash. Megjithëse qelizat e një shteti të individëve të lirë me të drejta të barabarta nuk kanë aftësi të njëjta, në të vërtetë ato persitojnë për shkak të varësisë së ndërsjellë që kanë nga njëra-tjetra.

Nëse sëmundja është një shprehje e jetës vetjake në rrethana të pafavorshme, atëherë epidemitë duhet të jenë tregues i çrregullimeve të popullatës. – Rudolf Virchov

Natyrës i takojnë falenderime të mëdha sepse i ka dhënë jetës së qënieve aq shumë fuqi shteruese. – Gëte

Më mirë të të shtypë tramvaji se sa të të marrë inat virusi. – J.J. Ëalsh

Mesazhi im për biznesmenët e këtij vendi kur ata udhëtojnë jashtë shtetit për punë është që, për të parandaluar infektimin nga SIDA, ka një gjë mbi gjithë të tjerat që ata duhet ta marrin me vete, dhe kjo është gruaja. – Edëina Currie

Zemra është një organ i fuqishëm, një mekanizëm i mrekullueshëm, që, pa riparime, mund të bëjë një shërbim të fortë pompues që zgjat deri në 100 vjet. – Villis J. Potts

Lexo po ashtu:  Cilat janë 10 ushqimet që përmirësojnë humorin tuaj në mënyrë të ndjeshme dhe forcojnë mendjen

Gjaku është ajo pemë e kuqe dhe e brishtë të cilin e mbajmë gjithmonë me vete. – Osbert Sitëell

Veshkat janë kimistet mjeshtre të mjedisit tonë të brendshëm, të cilat, si të thuash, bëjnë sintezën në sensin invers. – Homer Villiam Smith

Të ushqehem, të pi ujë, të meditoj. Edhe me kaq mund të jem i kënaqur. Pasuria dhe nderimet janë si retë, ikin. – Konfuc

Embrioni mendor zhvillohet e përpunohet pa sforcim nga ana jonë dhe, kur ka arritur në pjekuri, mjafton përpjekja më e vogël , rasti më i papritur për ta bërë të dalë jashtë. – Lambroso

Sapo çoheni në mëngjes, bëni të paktën dhjetë minuta gjimnastikë frymëmarrje. Në këmbë, natyrisht, përpara një dritareje të hapur. – H. G. Ëuatson

Para se të nevrikoseni mendoni për shëndetin tuaj. Nga një studim bashkëkohorKur je i zemëruar, sha pa zë. – Mark Tuen

Kur je i zemëruar, numëro me vete deri në dhjetë. – Arabe

Shëndeti është ai që ta bën ditën të të duket më e mira e vitit. – Arabe

Nga afër askush nuk është normal. – Varg i një kënge braziliae

Për shkak të hemorroideve humba Vaterlonë. – Napoleon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *