Poezi nga Ndre Mjeda

Me sy çilun afër djepit,
Me kujdes e me dashtni,
Për vaj tem tue hjekun zi,
Tue shëndue kur m’shifshi n’shend.

Babe e nanë sa keni derdhë
Mbi shteg tem e hirë e dritë;
Ah, sa mirë m’keni gatitë
Për çdo kohë e për çdo vend.

Ju ma ndez’t nji flakë në zemër
Për punë t’nalta e për lumni
Për ju pra, o prind’t e mi,
Mend e zemra më lakmon.

Lexo po ashtu:  Ka vdekur shkrimtari, etnografi dhe lektori i njohur, Idriz Ulaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *