Emisari i dërguar i SHBA’së, Richard Grenell ka thënë se në takimin e 27 qershorit në Uashingon ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet për tema më të lehta.

Ai thotë se përkundër që kreu i VV’së, Albin Kurti në vazhdimësi ka folur për shkëmbim territoresh, nuk do të flitet diçka e tillë.

”Albin Kurti vazhdimisht e thoshte këtë dhe ai gjithashtu vazhdimisht thoshte se ne duam shkëmbim territoresh.Unë po ju tregoj se nuk do të flasim për këto çështje të vështira politike. Fokusi i Shteteve të Bashkuara është në normalizim ekonomik. Transporti ajror, hekurudhor dhe çështjet kufitare. Pra, ardhja në tavolinë për të biseduar për këto çështje është saktësisht fokusi. Për këtë arsye, francezët dhe gjermanët e kuptojnë plotësisht se kur e kalojmë pjesën ekonomike dhe kjo do të marrë ca kohë përsëri, kur vendet e punës të fillojnë të kthehen, kur ekonomia fillon të përmirësohet, atëherë mund të filloni të bisedoni për çështjet politike dhe atëherë evropianët do të udhëheqin.”

Lexo po ashtu:  Çka tha Albulena Haxhiu në vitin 2015. A kishte të drejtë ajo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *