Ish-portieri i Barcellona e Sevilla, Juan Carlos Unzué, ka njoftuar se vuan nga skleroza amiotrofike anësore. Ish-bashkëpunëtori i Luis Enrique, tani 53 vjecar, ka drejtuar edhe Celta Vigo e Girona. Spanjolli, në selinë e klubit blaugrana ka thënë në konferencë për shtyp: “Nuk do të bëjë më teknikun, kam firmosur për një skuadër të vogël, por shumë të impenjuar, atë të pacientëve me sklerozë amiotrofike anësore. Do të doja të ndihmoja në kërkim”.

Në sallën e konferencës ka qenë prezent edhe tekniku i kombëtares iberike Luis Enrique, Eusebio Sacristan, e një përfaqësues i Barças, trajneri Quique Setien e lojtarët Gerard Piqué, Sergi Roberto e Jordi Alba. Në karrierë Unzue regjistron mbi 300 prezenca në Liga e ka bashkëpunuar, gjithnjë tek Barça, me Zubizzareta, Rijkard, Guardiola e Luis Enrique.

“Kam vendosur ta bëj publike gjendjen time për dy arsye – ka thënë ai -. E para është personale, preferoj që miqtë e të njohurit ta mësojnë nga goja ime e të jenë kështu më të qetë. Mund ti them atyre se jam mirë, që jam i fortë mendërisht e për këtë kam vendosur ta ndaj me publikun këtë gjë”.

Lexo po ashtu:  Hysaj drejt transferimit në Bundesliga

Pastaj një thirrje për ndihmë: “E dyta është më e përgjithshme: në këto muaj kam mundur të prek me dorë mungesën e vëmendjes për këtë sëmundje, vuajtjen e madhe të pacientëve e vështirësinë e tyre për të jetuar në mënyrë të denjë e mungesën e mjeteve për kërkime. Shpresoj që kjo dalje të ndihmojë. Nuk do të drejtoj më. Kam firmosur për një skuadër të vogël por shumë të impenjuar, atë të pacientëve me sklerozë amiotrofike anësore. Fatkeqësisht do të kem shumë shokë e shoqe: jemi rreth 4000 e merkato është aktive, cdo ditë marrim 3 apo 4 fytyra të reja e fatkëqësisht humbim po aq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *