Jetoni në mënyrë që të ndjeheni se nuk keni lënë asgjë në tavolinë.

Çfarë mendoni kur një avion me të cilin po udhëtoni, ndesh në turbullirë? Ndoshta ju luteni, ndoshta me mendje përsërisni statistikat e shkëlqyera të sigurisë të fluturimit, ose ndoshta e shpërqendroni veten duke ëndërruar me sy hapur. Por shanset janë që nuk keni të njëjtën reagim si shkrimtari Ryan Holiday.

“Kur unë jam në një aeroplan dhe ndesh në turbullirë, kur një makinë del në trafik, kur dëgjoj për dikë që e njoh dhe që ka vdekur papritur: Nuk frikësohem, thjesht mendoj, ‘Nëse është kështu, le të ndodhë’, shkroi ai kohët e fundit në “Thrive Global”.

Në postimin e tij të gjatë ai ofron plot 76 rregulla që kanë ndihmuar ta udhëzojnë të bëjë një jetë të plotë dhe të përmbushur. Është mirë të lexohet, por si fillim po ju ofrojmë shtatë më thelbësoret.

1. BENI GJERA QESHARAKE

“Disa nga vendimet më të mira të jetës sime kanë dalë nga papërgjegjësia e plotë dhe tekat” rrëfen Holiday. “Gruaja ime dhe unë patëm një qen për shkak se po lexoja një libër për mënyrën se si Papa Leoni X kishte një këlysh elefant me emrin Hanno. Ky do të ishte një emër qesharak për një qen, mendova. Një javë më vonë, kishim një qenush. Një nga gjërat më të mira që kam bërë ndonjëherë”.

Lexo po ashtu:  Shpëtoni veten dhe të tjerët! Çfarë duhet të bëni që të mos iu vijë era djersë

2. ZGJIDHNI PUNËN QË DO T’JU MËSOJË MË SHUMË.

Si e zgjidhni një karrierë që të mos pendoheni? Atë që do t’ju mësojë më së shumti. “Kështu e kam vlerësuar karrierën time dhe mundësitë e punës (dhe projektet e librit). Ka shumë mënyra për të fituar para, më pak mundësi reale për të mësuar”, shkruan Holiday.

3. RRINI LARG SHARLATANEVE DHE TOKSIKEVE

Spastrimet e rregullta të miqve janë një domosdoshmëri. Po kështu janë spastrimet e ndikimit (burimet e informacionit që ju ndiqni). Ju bëheni ajo që njihni. Ju konformoheni me atë që ju rrethon. Sigurohuni që këto dy fakte t’ju shpien në një drejtim që ju dëshironi të shkoni”.

4. VLERESONI MOMENTET E QETA

Një jetë e jetuar mirë nuk do të thotë një jetë e mbushur me aventura dhe arritje. Do të thotë një jetë ku merrni kohë për të vlerësuar atë që keni. “Pikërisht në momentet e qeta ne ndjejmë atë që ka rëndësi në jetë. Qëndrimi në breg të liqenit. Kundrimi i një kanioni. Mbështetja e kokës tek dikush tjetër. Eshtë mungesa e këtyre momenteve që shkakton ndjenjën sikur nuk kemi jetuar mjaftueshëm, se duhet të vazhdojmë. Kërkojini ata, nxitini, kjo do ju bëjë të ndiheni sikur keni bërë boll gjëra”, thotë ai.

Lexo po ashtu:  Kujdes! Këto gjëra nuk duhet t’i bëni kurrë në restorant

5. KINI NJE FILOZOFI

Jo, filozofitë e jetës nuk janë vetëm për të mëdhenjtë e të diturit. “Pete Carroll flet për këtë gjë, si trainer, kur kishte vështirësi. Kështu që u ndal dhe shkruajti të gjithë filozofinë e tij si trainer. Tani ai ka një gjë me të cilën të matet. Po juaja, cila është? Mos e shmangni në të njëzetat tuaja. Fokusohuni. Jetoni për diçka”, udhëzon Holiday.

6. MOS U KRAHASONI ME TE TJERET

Seriozisht, moe s beni. Do ju bëjë të ndjeheni keq, sado të suksesshëm të jeni së jashtmi. “Cezari qante në këmbët e një statuje të Aleksandrit të Madh”, thotë Holiday. Tani të dy kanë ikur. Një ditë do të ikësh edhe ti. Kështu që, në ndërkohë, “kujt i bëhet vonë nëse dikush ka bërë këtë apo atë, para teje? Kujt i bëhet vonë nëse dikushi pati më shumë?”

7. MENDONI PER VDEKJEN

“Të mbani mend se do të vdisni është mënyra më e mirë që unë njoh, për të shmangur kurthin e të menduarit që keni diçka për të humbur. Ju jeni lakuriq tashmë. Nuk ka arsye të mos ndiqni zemrën”, ka thënë Steve Jobs. Holiday bie dakord, duke shtuar: “MOs shmangni mendimin për vdekjen. Mendoni shumë për të”.

Lexo po ashtu:  A ndihmon shtimi i vajit të ullirit në dietën tuaj për humbjen e peshës?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *