Disa ekspertё tё mjekёsisё kanё paralajmëruar se përdorimi i paracetamolit pёr largimin e temperaturës tek fёmijёt, mund tё rrisë gjasat e tyre pёr tё vuajtur nga astma, nё periudhën nga mosha gjashtё deri nё shtatëvjeçare.

Paracetamoli ёshtё njё bar mjaft efektiv nё uljen e temperaturës tek fёmijёt, por studimet e mё shumё se 200 mijё fёmijёve, kanё bёrё tё ditur se ata tё cilёt e kanё marrё kёtё bar nё vitin e parё tё jetёs, kanё pasur rrezik 46% mё tё lartё pёr t’u prekur nga astma.

Hulumtuesit kanё thёnё se nuk e kanё tё qartё nёse bari ndikon direkt nё rritjen e rrezikut pёr astmё ose ёshtё ndonjë faktor tjetër ndërmjetës, transmeton Telegrafi.

Rreziku mund të jetë më i madh nëse një nënë shtatzënë a ka përdorur paracetamolin për më shumë se një ankesë. Paracetamoli është ilaçi më i përdorur për gratë shtatzëna kunër dhimbjeve, ftohjes dhe gripit.

Megjithatё, ekspertёt thonë se prindërit edhe mё tej duhet ta përdorin barin pёr temperaturё tё lartё, pavarësisht gjasave mё tё rritura pёr t’u prekur nga astma.

Lexo po ashtu:  Studimi: Njerëzit me këtë grup gjaku, kanë më shumë gjasa të pësojnë humbjen e kujtesës me kalimin e moshës

Por ata rekomandojnë qё ky bar tё mos përdoret rregullisht tek fёmijёt dhe duhet tё rezervohet vetëm pёr rastet kur temperatura e lartё arrin 39 ose mё shumё, ose nёse fëmija ka dhimbje shqetësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *