Një 25-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një goditje me thikë në zemër, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë.

Viktimë ka mbetur 25-vjeçari Aleksandër Petanaj.

Mësohet se mes tij dhe disa të rinjve ka pasur një konflikt, që çoi deri në përdorimin e armës së ftohtë. Autori është Gabriel Tartaraj.

Ndonëse i riu është transportuar në spital dhe pasi qëndroi 4 orë në sallën e operacionit, ai nuk mundi të mbijetonte. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk jepen detaje për identitetin e autorit.

Lexo po ashtu:  Forcat izraelite përdorën buldozer për të tërhequr trupin e tij, familja palestineze kërkon kthimin e kufomës së djalit të tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *