Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Bota i është rikthyer normalitetit, pas muajve të tërë në izolim. Por cilat aktivitete janë në të vërtetë të sigurta? 5 epidemiologë dhe ekspertë të shëndetit publik vlerësuan 10 aktivitete të përditshme në një shkallë 1 deri në 5, ku 1 është një aktivitet me rrezik të ulët dhe 5 një aktivitet me rrezik të lartë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Aktivitetet me rrezik më të lartë janë ato që janë brenda, me ventilim të dobët dhe shumë njerëz për periudha të gjata kohe”, – vlerëson Ryan Malosh, një studiues në Universitetin e Miçiganit. “Aktivitetet me rrezik më të ulët janë jashtë, me hapësirë të bollshme në distancë shoqërore dhe për periudha më të shkurtër kohore”.

Vizita te mjeku – Rreziku i ulët (Mesatarja: 2.1)

Pikniku në natyrë – Rreziku i ulët (Mesatarja: 2.3)

Lexo po ashtu:  Rëndësia e lajmit të mirë për publikun dhe e reporterit të ndershëm

Lojëra në natyrë – Rreziku i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.4)

Blerjet – Rreziku i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.5)

Kthimi në zyrë – Rreziku i moderuar (Mesatarja: 2.6)

Vizita tek një i afërm i moshuar – Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.2)

Një prerje flokësh – Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)

Shkuarja në një restorant – Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)

Dërgimi i fëmijës tuaj në një kamp veror – Rreziku i lartë (Mesatarja: 3.9)

Transporti publik – Rreziku i lartë (Mesatarja: 4.1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *