Rron Gjinovci nga shoqëria civile është shoqëruar në Polici.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se arsyeja është ekspozimi i plagjiaturave të ministrit Ramë Likaj.
Gjinovci ka thënë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe po ndodhë tani kur ministër i brendshëm është Agim Veliu.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të Ministrit Ramë Likaj. Kjo nuk ka ndodhë asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur Ministër i Brendshëm është Agin Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti.
P.S.
Jam mirë, i shoqërum nga avokatja Rina Kika.