Ish-zv/kryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi përmes një postimi në facebook, ka kërkuar lirimin e aktivistit të Rron Gjinovcit.

Sipas tij,do të duhej të arrestohen njerëzit që janë të lidhur ne krimin e organizuar e jo një aktivisti i VV-së.

Postimi i plotë:

“Lirojeni Rron Gjinovcin menjëherë, ai ka ekspozuar plagjiaturat e falsifikimet dhe është model i qytetarisë aktive!

Duhet arrestuar njerëzit që janë te lidhur me krimin e organizuar, kontrollin e tregut të sigurimeve, terminaleve doganore, paguesit e ndarjes së vendit, gurthyesit e paligjshëm, kontrolluesit e mafisë ndërtimore, shpëlarësit e parasë publike, përvetësuesit dhe transformuesit e titullarit të pronës publike, keqpërdoruesit e pozitës zyrtare- praktikisht veten dhe afërmit tuaj”.

Lexo po ashtu:  Donald Trump flet për rezultate të pakonfirmuara e që ai i quan si fitore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *