Lëvizja është një përpjekje e Google për të mbështetur shërbimet dixhitale dhe shpërblyer zhvilluesit të cilët zbatojnë rregullat.
Google është duke testuar një metodë të re për shitjet e shërbimeve në formë abonimi me një numër të kufizuar zhvilluesish i cili do ti lejojë konsumatorët të blejnë një abonim nga Play Store pa pasur nevojë të instalojnë aplikacionin fillimisht.
Lajmi u raportua nga TechCrunch dhe Google është duke testuar mjetet e reja të cilat mbërritën me Android 11. Opsioni i ri do të rrisë blerjet proaktive përmes Play Store.
Për shembull nëse keni instaluar një aplikacion i cili ka një abonim me pagesë, ju nuk keni pse të shkoni edhe njëherë përmes procesit të regjistrimit dhe konfirmimit të pagesës brenda aplikacionit.
Lëvizja është një përpjekje e Google për të mbështetur shërbimet dixhitale dhe shpërblyer zhvilluesit të cilët zbatojnë rregullat. Shumë aplikacione në Play Store përdorin taktika mashtruese duke i manipuluar përdoruesit të shkarkojnë një aplikacion e të paguajnë çmimet e kripura përpara se ti përdorin.
Në Prill Google ishte shprehur se do të shtrëngonte masat për abonimet brenda aplikacioneve dhe bërë më të lehtë ti anullojnë ato.