Mapillary është një platformë street view e lançuar në 2013-ën dhe që ka harta të mese 190 vende të botës.

Facebook ka filluar të përfshihet në shërbimin e hartave kohët e fundit dhe vitin e kaluar ofroi mjetin e inteligjencës artificiale për përdoruesit e Open Street Maps duke zbuluar edhe planet për të rikrijuar një planet AR bazuar në një hartë 3D të botës.

Së fundi lançoi një hartë interaktive për të gjurmuar përhapjen e Covid-19. Tashmë për të afirmuar përkushtimin në këtë sektor, bleu alternativën e Google Street View Mapillary.

Mapillary është një platformë street view e lançuar në 2013-ën dhe që ka harta të mese 190 vende të botës. Deri më sot të gjitha imazhet e hartat në Mapillary kanë qenë falas për tu përdorur nga kushdo për qëllime jo komerciale por nga disa e sotme do të jetë edhe për përdoruesit komercialë.

Blerja do të mbështesë ambiciet e Facebook në shërbimin e hartave. Mapillary është rivali më i madh i Google Street View dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive të mëdha teknologjike.

Lexo po ashtu:  Microsoft pranon, qëndrimi ynë ndaj open-source ka qenë i gabuar

Apple dhe Microsoft ka tentuar të rivalizojnë Google Maps në të kaluarën por mesa duket do të jetë Facebook dhe blerja e tyre e fundit që mund ta arrijë këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *