Shtatë ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Viktor Marku është arrestuar në Malin e Zi.

Sipas mediave Marku është arrestuar në Tuz të Malit të Zi.

Ai është vëllai i Prel Markut, 22-vjeçarit që u vra në vitin 2006 nga Billa në Londër.

Marku ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Billës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 12 qershorit.

Ndërsa policia 2 ditë më parë vuri në pranga edhe djalin e motrës së Viktor Markut, i cili dyshohet se ka ndihmuar në ekzekutimin e Billës.

Lexo po ashtu:  Trupi i Artan Zymberit nga Peja dërgohet në Norvegji për autopsi, vdiq në burgun serb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *