Të hash dhe të mos shtosh në peshë është ëndërra e çdo vajze, por jo vetëm. Më ardhjen e sezonit veror të gjitha përpiqemi të reduktojmë në maksimun ushqimin, për të ardhur te trupi perfekt që duhet të ekspozojmë në plazh. “The healthy” ka listuar së fundmi 5 ushqime që do e bëjnë më të lehtë dietën tuaj, pa u shqetësuar nëse do shtoni kile.

Boronica- Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale. Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Vetëm disa boronica përmbushin nevojën ditore për fibra. Për më tepër boronicat janë një burim i shkëlqyer manganezi, i cili luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji. Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C, e cila ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm.

Lexo po ashtu:  Zbuloni sekretet që fsheh grupi i gjakut për personalitetin tuaj

Mollët- Kërkimet kanë arritur në përfundimin se mollët janë burim i shkëlqyer antioksidantësh dhe mbrojnë trupin nga kanceri. Studiuesit bien dakort se mënyra më e shëndetshme e ngrënies së mollëve është më mirë me lëkurë sesa vetëm tulin. Kjo është arsyeja pse të gjithë këshillojnë mollët bio. Sa i takon listës së vitaminave, mollët përmbajnë: vitaminë (vit. B1), riboflavinë (vit. B2), niacinë (vit. B3), acid folik (vit. B9), vitaminë A dhe vitaminë C. Përmbajnë kripëra minerale si, kalium, hekur, kalcium, fosfor dhe zink. Mollët këshillohen për ata që vuajnë nga koliti, hidratojnë trupin, mund të konsumohen nga diabetikët dhe janë një zgjedhje ideale për ata që duan të bien në peshë. Molla ka aftësi kundër plakjes dhe vepron si antikancer.

Dardhët- Një dardhë përmban rreth 80% ujë. Për shkak të fibrave që përmban ajo ndihmon për problemin e zorrëve. Si pasojë e përmbajtjes së ulët të kalorive, dardha është një mikeshë e mirë për dobësim. Përveç kësaj, dardha i siguron organizmit vitaminën E dhe B9 për të cilat ka nevojë. Në lëkurën e dardhës janë të përqendruara kryesisht antioksidantët e dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Lexo po ashtu:  2 recetat e gjyshes që lehtësojnë dhimbjet e fytit më shpejt se antibiotikët

Specat djegës- Specat djegës ju ndihmojnë të humbisni peshë duke nxitur metabolizmin tuaj. Jo vetëm kaq. Ato kanë aftësi të heqin dhimbjet, sepse në trupin e njeriut gjendet një substancë që kthen simptomat e dhimbshme, e ngjashme me capsaicina që përmban speci djegës. Rezultatet e dy studimeve vërtetojnë se vetitë më të dobishme të ushqimeve pikante si erëzat janë për ata persona që kanë probleme me peshën dhe dhimbjet. T’i shtosh speca djegës ushqime që hamë në fakt ndihmon për të humbur peshë. Sekreti është në faktin se djegësit në përgjithësi kanë aftësi të ngrohin trupin, duke ndihmuar në djegien e kalorive.

Luleshtrydhet- Luleshtrydhet me vetëm 35 kcal për 100 g, është fryti i duhur për dobësim. I përbërë nga 90% ujë, ajo ka shumë vitamina sidomos vitaminën C. Jini të vetëdijshëm se luleshtrydhet janë pjesë e ushqimeve potencialisht alergjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *