Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitim Uka ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në vënien e kontrollit të situatës pandemike, ndaj virusit COVID-19.

Uka përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Mali i Zi me vendosjen e masave ndaj Kosovës, për mos lejimin e qytetarëve në shtetin e tyre nëse nuk e kanë kryer testin e COVID-19, tregon që Kosova është në “vatrën e rrezikshme”.

Sipas tij, jo vetëm vendet e Bashkimit Evropian (BE), por edhe shtetet fqinje, po vendosin kufizime për lëvizjen e qytetarëve tanë.

“Pra, Mali i Zi ka vendosur tashmë, që banorët e Kosovës që nuk disponojnë një rezultat negativ të testit për COVID 19, jo më të vjetër se 48 orë, nuk mund të hyjnë në Mal të Zi. Kjo masë aplikohet vetëm ndaj qytetarëve të shteteve që kanë numër të madh të rasteve aktive me COVID 19. Dhe, ‘qëllon’ që nga menaxhimi i përkryer i pandemisë në kohën e Qeverisë Kurti, me numrin më të vogël të rasteve dhe të vdekshmërisë nga COVID 19, të kalojmë në keqmenaxhim total dhe kaos, që na dhuron etiketën e “vatrës së rrezikshme”. Dështimi i Qeverisë ilegale për të vënë nën kontroll epideminë po thellon edhe më shumë izolimin e Kosovës. Tashmë, jo vetëm vendet e Bashkimit Evropian, por edhe shtetet fqinje, po vendosin kufizime për lëvizjen e qytetarëve tanë”, ka thënë  Uka.

Lexo po ashtu:  Auditori gjen shkelje të shumta në QKUK, ka drejtor njësish me vetëm 23 vjet

Ai gjithashtu theksoi se kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë mendime kontradiktore në lidhje me vënien apo jo të masave, për parandalimin e COVID-19.

“Në anën tjetër, Koti thotë do t’i kthejmë masat, e ai që i thotë vetes ministër i shëndetësisë dhe nuk e di çfarë është R0, thotë se nuk do t’i kthejmë kurrë. E tmerrshme”, ka shkruar deputeti I LVV-së, Uka në Facebook.

https://www.facebook.com/fitim.uka.75/posts/10158599899348185

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *