“Nuk kam kohë t’u japë rëndësi. E di se çfarë jam. Më intereson klubi ku punoj dhe lojtarët që stërvis. Nuk vlen të merrem me këto gjëra”. Këto janë fjalët e thëna nga Emanuel Egbo pas fitores me Vllazninë, që i adresohen qartë kritikëve, që në këtë rast marrin emrin e Sulejman Starovës, që e kishte quajtur nigerianin trajner portierësh – “E di se çfarë rëndësie kam. Është një histori e mbyllur, vazhdoj punën këtu”.

Egbo vazhdon të shkojë i sigurtë drejt titullit kampion kur kanë mbetur edhe 6 javë deri në përfundim të kampionatit, me një seri prej 18 ndeshjesh në pankinën bardheblu me 16 fitore e një barazim dhe vetëm një humbje, por përsëri “nuk dua të flas për kontratë. Nuk fokusohem tani te kontrata. Nuk ka rëndësi për mua. E kemi folur, biseduar, kam fokus te puna që bëj pastaj ku ta çoj në fund dhe të shohim. Kam raport shumë të qetë dhe të mirë”.

Lexo po ashtu:  Merkato, Juvja përgatit blerjen e madhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *