Neymari është i vendosur që të bëjë histori me Paris Saint-Germainin kur Liga e Kampionëve të rikthehet në gusht,

Lojtari më i shtrenjtë në botë nuk ka qenë në dispozicion që të ndihmojë skuadrën franceze në rrugën për të fituar trofeun më të madh për klube në Evropë, që kur kaloi nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro, shkaku i lëndimeve të shumta.

Por, Neymari arriti të shënonte në fitoren 3-2 me rezultat të përgjithshëm ndaj Borussia Dortmundit, para se të suspendohej gara në mesin e muajit mars nga coronavirusi.

UEFA tani planifikon që ndeshjet të luhen me vetëm një përballje në Lisbonë nga çerekfinalja, derisa PSG ka gjashtë muaj që nuk ka luajtur në asnjë takim, shkaku që Ligue 1 e përjashtoi sezonin dhe ata u shpallën kampion.

Derisa ka fituar titullin e Ligue 1 për herë të tretë, Neymar tani dëshiron të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.

“Kjo situatë nuk ishte e thjeshtë, por që ne ishim të përqendruar që të qëndronim të sigurt, me trup dhe me mendje”, ka thënë braziliani.

“Jam shumë i gëzuar me rikthimin, duke menduar shumë për rikthimin e Ligës së Kampionëve, natyrisht. Kemi një skuadër të fortë, duke tentuar kualifikimin historik, me të njëjtin intensitet dhe dedikim”.

Lexo po ashtu:  Chelsea kërkon Werner në Londër: nuk ka Champions me Leipzig për gjermanin

“Mezi pres që të rikthehem në fushë dhe nëse dëshiron Zoti, duam të bëjmë histori”, ka shtuar më tej Neymar.

Braziliani është shëruar plotësisht nga lëndimi që e kishte pësuar dhe po punon që të jetë sa më në formë për muajin gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *