Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka polemizuar në rrjetin social Twitter me Emisarin Special të Presidentit Trump, Richard Grenell dhe e me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli lidhur me qëndrimin e Presidentit Macron për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli I ka thënë se është momenti i fundit që pas rekomandimit të Komisionit Evropian, shtetet e BE’së ta japin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Pas kësaj eurodeputetja ka reaguar sërish ndaj Pacollit, duke thënë se është në dorën e Këshillit të Bashkimit Evropian heqja e vizave të Kosovës, por për këtë çështje pyeteni Presidentin e Francës, Emmanuel Macron se pse ngurron në dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovë.

Duket se deklarata e saj se Kosova duhet ta thërrasë Presidentin Francez Macron dhe të pyesë pse liberalizimi i vizave nuk po ndodh, nuk i ka pëlqyer ekipit të Presidentit Macron.

Këshilltari për Evropën e Presidentit Macron, Alexandre Adam ka pëlqyer në twitter reagimin e Pacollit ndaj deklaratës së Von Cramon për Macronin.

Lexo po ashtu:  Eskorta me 30 makina, kush është presidenti më i mbrojtur në botë

“A jeni i sigurt se është vetëm Emmanuel Macron? Ju e dini më mirë se është më shumë se kaq, madje disa në Berlin kundërshtojnë liberalizimin e vizave. Treni i fundit është Presidenca Gjermane e BE-së. Kështu që, si Raportuese është mirë të shpenzoni më shumë kohë për të bindur kryeqytetet e BE-së, përfshirë tuajin, për të marrë vendimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *