Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Stadiumet në Francë do të rihapen për tifozët në 11 korrik, pasi dalëngadalë qeveria franceze po lehtëson masat shtrënguese të vendosura për shkak të COVID-19.Gjithsesi, për momentin duket e pamundur që stadiumet të mbushen si më parë.Si fillim do të lejohen vetëm 5000 spektatorë që do të kenë mundësinë edhe të ruajnë distancën fizike nga njëri-tjetri.Tashmë tifozët do të mund të ndjekin nga afër ndeshje miqësore të ekipeve të tyre, pasi sezoni futbollistik në Francë është mbyllur në datën 30 prill dhe sezoni i ri pritet të rinisë sërish në datën 22 gusht.Në rast se gjerat shkojnë mirë, atëherë deri në nisjen e sezonit të ri mund të rritet edhe numri i tifozëve që do lejohen të marrin pjesë në stadiume.Kampionati francez ishte i vetmi ndër pesë kampionatet më të forta të Evropës që vendosi për mbylljen e sezonit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

Lexo po ashtu:  Agjenti i Jorginhos s’pret oferta këtë verë: I është ngritur çmimi

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *