Verona ka mundur me rezultatin 2-1 Kaljarin falë dopietës së Di Carmine, me golat e realizuara në minutën e 15 dhe të 25. Ndeshja do të bëhej e vështirë për vendasit pas daljes me kartonin e kuq të Borinit në të 35, ndërsa Simeone i ngushtoi diferencat para mbylljes së pjesës së parë.

Kjo i hapi më tepër punë Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës që ishin në vijën e parë të mbrojtjes dhe duhet të shpëtonin portën e Veronës, për t’ia dalë më së miri në detyrën e tyre.

Edhe njëherë tjetër ishte mbrojtësi i Shqipërisë si një prej lojtarëve më të mirë të takimit. Pavarësisht se për Kumbullën është përfolur çdo ekip i madh në Europë dhe Itali, ku më afër është Juventusi dhe Interi, këto zëra nuk e kanë luhatur aspak në nivel lojtarin kuqezi, që në lidhje me këtë çështje është shprehur për “DAZN Italia”:

“Ku e gjej këtë ftohtësi në fushën e lojës? Nuk e di, kështu jam unë. Le të themi se e gjitha kjo vjen falë shokëve të skuadrës dhe trajnerit që më ka ndihmuar për të mbajtur këtë rrugë dhe për të vazhduar kështu. Kemi arritur një fitore të mirë sot.

Lexo po ashtu:  Zbulohet agjenda e Kombëtares

Vërtet që nuk jemi në 100% tonë, por edhe me pak më tepër stërvitje, do të kthehemi sikur ishim në muajin mars”, tha Kumbulla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *