Agjencia amerikane hapësinore NASA ka nisur një projekt të ri për të kërkuar alienët duke u fokusuar te gjurmë të teknologjisë në hapësirë që nuk ka shkuar nga Toka. Bëhet fjalë për përdorimin e pajisjeve të çuditshme në hapësirë, si panele diellore, mega-struktura ose kimikateve përmes të cilave NASA kërkon të përcaktojë ekzistencën e alienove.

“Daily Star” shkruan se nisma e re e NASA-s dëshiron të zbulojë të ashtuquajturat “tekno-nënshkrime”, apo prova shkencore të teknologjisë së kaluar ose të sotme që mund të kenë ardhur nga një planet tjetër.

“Projekti i Kërkimit të Inteligjencës Aliene (SETI) është përballur gjithmonë me sfidën se ku mund të nisin kërkimet. Nga cili yll duhet nisur për të kërkuar një sinjal. Tani ne e dimë se ku të kërkojmë. Kemi mijëra ekzo-planetë, përfshirë në zonën e banueshme përreth yjeve të tyre dhe në të cilat mund të formohet jeta. Loja ka ndryshuar” – tha astronomi Adam Frank, profesor në Universitetin e Rochester.

Ekspertët janë të interesuar posaçërisht për planetin Proxima B, një yll i dikurshëm që tani është shuar dhe që i ngjan Tokës.

Lexo po ashtu:  Raporti zbulon sa i mirë është interneti celular 4G në Shqipëri dhe Kosovë për të luajtur lojëra si Fortnite dhe PUBG

“Nëse një civilizim në atë planet dëshiron të ndriçojë ose të ngrohë gjatë natës, ai mund të vendosë qeliza foto-sensitive në anën ku është vazhdimisht ditë dhe të transmetojë energji elektrike atje ku është natë,” – tha dr. Avey Leb nga Universiteti i Harvardit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *