Qeveria e Malit të Zi të premten që shkoi publikoi kufizimet e reja sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj në vend.

Përmes një harte, Mali i Zi ka ndarë në tri grupe kufizimet e reja: qytetarët që mund të hyjnë pa asnjë kufizim, qytetarët që duhet të posedojnë test negativ për koronavirus dhe qytetarët e shteteve të cilët e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi.

Sipas kësaj harte, shtetasit e Kosovës, duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus para autoriteteve malazeze në mënyrë që të futen në këtë vend. Për kosovarët, që e kanë të ndaluar udhëtimin pa viza në vendet e zonës Schengen, tashmë i ndaluar pa vizën që vjen përmes testit negativ do të jetë edhe ky vend i vogël fqinj.

Sa i përket kësaj çështje, të gjithë personave që ju duhet një raport i tillë, Ministria e Shëndetësisë deklaron se ekspertët e fushës do të vendosin për kriteret e reja të testimit dhe kush do të testohet sipas këtyre testimeve.

Lexo po ashtu:  Çdo ditë në orën 10 të mëngjesit hapen korridoret për civilët. Moska sërish ofertë

‘’Në hartim e sipër janë kriteret e reja të testimit dhe kush do të testohet sipas këtyre testimeve, do ta vendosin ekspertet e fushës, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend, në rajon dhe më gjërë, dhe duke marrë në konsideraë interesat e vendit tonë.’’ thuhet në përgjigje.

Kjo ministri tutje sqaron se testit për koronavirus momentalisht mund t’i nënshtrohen vetëm personat që kanë simptoma të SARS CoV-2.

‘’Deri tash, testimi është kryer për rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive si të dyshuar për Covid-19; kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitiv; personat që kanë pasur indikacione si personat e afërt dhe pambrojtur me persona të konfirmuar me SARS CoV-2 si dhe personat me indikacione nga grupet e rrezikuara të të sëmurëve kronikë’’, thuhet në përgjigje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *