Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot para objektit të Gjykatës Themelore në Prizren.

Të njëjtit kanë protestuar para kësaj gjykate gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq.

Sipas qytetarëve vendimi prej 22 vitesh burgim ishte i ulët. Pjesëtarë të shumtë të policisë është dashur të ndërhyjnë që të largojnë qytetarët, të cilët në këtë vend kishin vendosur edhe fotografi të shumta të viktimave kosovare që u vranë nga serbët gjatë marsit të vitit 1999 në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit.

Tasiq u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren për dy pika të aktakuzës, për të parë me 7 vite burgim, kurse për të dytën me 15 vite burgim.

Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.

Lexo po ashtu:  Presidenti kinez, Jingping: Tajvani do t’i bashkohet Kinës, nuk lejojmë ndërhyrje nga jashtë

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.

Sipas aktakuzës, i akuzuari me veprimet e tij ka kryer sulm mizor kundër dinjitetit njerëzor dhe kërkohet që i njëjti të dënohet sipas ligjit aktual me jo më pak se 5 vjet burgim ose me burgim afatgjatë ose sipas ligjit të mëhershëm, me jo më pak se 5 vjet ose deri në 20 vjet burgim efektiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *