Familja e Haki Imeri, veprimtarit të vrarë të LDK-së, ka paralajmëruar publikimin e dokumenteve të rëndësishme që pasqyrojnë një periudhë të rëndë të historisë.
Përmes një postimi në Facebook, thotë se personazhet e këtyre dokumenteve janë të njohura dhe veprimtaria e tyre del në shesh me fakte e prova.
Këto dokumente sipas familjes së Haki Imerit pasqyrojnë një periudhë të rëndësishme të përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi.
Postimi i plotë:
Njoftojme opinionin se javen e ardhshme do te fillojme publikimin e dokumenteve te rendeshishme qe pasqyrojne nje periudhe te rende e vendimtare te historise sone, nen okupim dhe pas çlirimit.
Personazhet e ketyre dokumenteve jane te njohura dhe veprimtaria e tyre del ne shesh me fakte e prova, qe pasqyrojne nje periudhe shume te rendeshishme te perpjekjeve tona per liri dhe pavaresi…
Disa nga personazhet e ketyre publikimeve i takojne historise e ca te tjere, do te ballafaqohen me realitetin e dikurshem ne Gjykaten Speciale.