Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz, të cilin e falënderoi për punën e tij në Kosovë dhe për bashkëpunimet bilaterale mes dy vendeve mike.

Në takim u fol edhe për rëndësinë e avancimit të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në përhapjen e vlerave të BE-së.

Ndryshe, ambasada hungareze në Prishtinë ka dhënë kontribut të vlefshëm për shkëmbimin kulturor, ekonomik dhe institucional mes dy vendeve, siç janë rritja e dyfishuar në pesë vite e bashkëpunimit tregtar, tanimë në 66 milionë euro dhe organizimet kulturore si Java e Kulturës Hungareze.

Vlen të përmendet edhe programi i bursave të financuar nga qeveria hungareze., i cili së fundi e ka rritur kuotën e bursave në 70 sosh për studentët e Kosovës dhe ka një rëndësi të madhe për krijimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lexo po ashtu:  Agim Veliu: S’futemi në koalicion me VV-në si të nënshtruar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *