Gjurmët e zjarrit ende të freskëta. Të dielën pasdite këtu te nënkalimi në fshatin Vlashnje, Selam Ademaj u dogj së bashku me veturën e tij të tipit Opel Kadett. E i pari që kishte kaluar këndej pari ishte një person që po kulloste bagëtinë. Ky nuk ka dashur të identifikohet, por ka treguar se si e ka gjetur trupin e pajetë të viktimës.
Ndërkohë me rastin tani po merret Prokuroria e Prizrenit.
Kryeprokurori i këtij organi të akuzës Admir Shala thotë se për këtë rast ishin informuar nga qytetarët.
Shala thotë se tani janë duke i grumbulluar informacionet, por ende nuk dihet shkaqet e vdekjes të personit në fjalë.
E në shtëpinë e të ndjerit në lagjen Jeni nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast.
Askush nga familja nuk ka pranuar të flasë, por e kanë konfirmuar që i ndjeri është një persona me inicialet S. A emër i njohur për redaksinë.
E trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.