Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi, treguan një unifikim për hërë të parë të partive shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilat garuan me një listë të përbashkët nën emrin Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar.

Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, përmes listës së përbashkët, në këto zgjedhje kanë arritur të marrin 7,39 % të votave dhe do të ketë afërsisht katër deputetë.

Më shumë për mbarëvajtjen e këtij procesi, në një intervistë për TvT.al, kryetari i Alternativës për Ndryshim, njëherësh dhe kryetar i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, flet për rrugëtimin e këtij koalicioni, votimin e shqiptarëve të Luginës dhe “tradhtinë” siç e quan ai, të dy partive në Bujanoc, të cilat në ditën e votimit nuk devijuan rrugë dhe nuk e përkrahën votuesin shqiptar në këtë koalicion.

Lexo po ashtu:  Marrëveshja, Kosova përfiton 75 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *