Nis sot zyrtarisht Java e 27-të e Serie A pasi në fundjavë u luajtën ndeshjet që ishin për t’u rikuperuar në kalendar. Milani do të vizitojë Leccen e Liveranit në “Via del Mare”, teksa objektivat e dy ekipeve janë krejt të ndryshme: kuqezinjtë do të fokusohen te arritja e Europës, ndërsa verdhekuqtë te mbijetesa. Rikthehen në formacion te Milani Theo Hernandez edhe Samu Castillejo, ndërsa Ibrahimovic vazhdon të jetë jashtë. Pioli ka zgjidhur dyshimet e fundit dhe ka ulur Paqueta në stol duke i dhënë vendin e titullarit Bonaventuras. Sakaq, gjithçka konfirmohet si në Kupë, me Rebic titullar në sulm dhe Conti në krah të djathtë të mbrojtjes.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.LEÇE (4-3-2-1):Gabriel, Rispoli, Meccariello, Lucioni, Calderoni; Petriçione, Tachtsidis, Mancosu; Falco, Saponara; Lapadula
MILAN (4-4-1-1): Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessiè, Bennacer, Bonaventura; Calhanoglu; Rebic





