Kreu i Sindikatës së Mjekëve kosovarë, Blerim Syla, sërish ka ngitur alarmin sa i përket situatës me pandeminë Covid-19 në Kosovë. Syla tha se vendi është para kolapsit. Për këtë çështje, ai fajsoi klasën politike të Kosovës e cila sipas tij nuk ka ditur se si ta menaxhojë situatën.

Syla përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se gjithçka tash është në dorën e zotit.

E nga 13 marsi, kur edhe u konfirmuan rastet e para pozitive në Kosovë, janë testuar 21 mijë e 831 persona. Prej tyre, 2 mijë e 216 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Nga kjo shifër e përgjithshme 1 mijë e 69 persona janë shëruar, kurse 38 të tjerë kanë ndërruar jetë. Raste aktive me koronavirus në vend janë edhe 1 mijë e 110 raste.

Komuna me më së shumti raste pozitive mbetet Prishtina, me gjithsej 410 raste të regjistruara deri më sot.

Ky është postimi i plotë i Blerim Sylës pa ndërhyrje:

Po jemi para kolapsit

Ju te nderuar qytetar zgjedhni vet?Politike,Shendetesi apo

Lexo po ashtu:  Kina i nisë mjekë Serbisë për ta luftuar Covid 19, dje Vuçiq sulmoi ashpër BE’në

Tani me erdhem ne fazen Zoti na ndihmoft?

Ai na ka ndihmu!

Ka dergu mjek e infermier…

Por si duket ka gabu ka dergu Politikuaj….

Populli im nuk po Ju bej keto apele bajate por amani RUANI.

Une dhe Familja ime me dr.Merlinda Hoxha do bejme per Ju.. Por aq mundemi….

Tani sonte spo flasim me vetem po numerojme te semuret.

Zoti i bekoft Punetoret Shendetesore.

Zoti e ruajt kete Popull.

E Ju Politikuaj.Po Ju pyes a keni Familje moreee…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *