Drejtori i Milanit: Për Ibrën do të vendosim në fund të sezonit E ardhmja e Zlatan Ibrahimovicit në Milan do të mbetet e pavendosur deri në fund të sezonit, sipas drejtorit sportiv të klubit kuqezi, Frederic Massara. Sulmuesi veteran suedez, i cili u kthye në Milan për herë të dytë në karrierën e tij në janar, i ka shënuar katër gola në dhjetë ndeshje në të gjitha garat që kur u kthye në San Siro.

Edhe pse ai e pësoi një lëndim në kofshë të këmbëve në një seancë stërvitore muajin e kaluar, ai pritet të shërohet në kohë për t’u bërë pjesë e skuadrës së kuqezinjve për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Në moshën 38-vjeçare, Ibrahimovic është duke iu afruar fundit të karrierës së tij si futbollist dhe tashmë është vënë në dyshim e ardhmja e tij në Milan, për shkak se kontrata e tij vlen vetëm deri në fund të sezonit. Tani, drejtori Massara ka zbuluar se nuk do të merret vendim për të ardhmen e Ibrahimovicit deri në fund të këtij sezoni, përkundër që e lavdëroi sulmuesin duke e quajtur atë sulmues të jashtëzakonshëm.

Lexo po ashtu:  Perez merr masa urgjente, e rikthen te Reali trajnerin e njohur

“Ibrahimovici është një kampion. Skuadra është përmirësuar dukshëm me ardhjen e tij. Por, sapo të vijë fundi i sezoni, ne duhet të ulemi me të dhe ta diskutojmë situatën në të cilën ndodhemi”, ka thënë Massara. “Ai pati dëshirë t’i ndihmojë Milanin gjatë një periudhë të vështirë për klubin. Nuk kam nevojë të them se çdo skuadër përmirësohet duke e pasur Ibrahimovicin si pjesë të veten pasi që ai është një lojtar fenomenal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *