Debutimi i Mac OS X ishte ura lidhëse mes gjeneratës së kaluar të Mac OS X dhe gjeneratës së re të pajisjeve Apple.

Nuk do të ketë më Mac OS X dhe vetë Apple e konfirmoi këtë pasi vendosi të kalojë zyrtarisht në OS 11 me përditësimin e ri Big Sur pas 20 vitesh OS X.

Versioni origjinal i Mac OS X u lançua për herë të parë në Shtator të 2000 për 29.99 dollarë si një pasardhës i Mac OS 9 i cili ishte sistemi i fundit operativ klasik i Apple që datonte deri në Macintosh origjinal të 1984.

Debutimi i Mac OS X ishte ura lidhëse mes gjeneratës së kaluar të Mac OS X dhe gjeneratës së re të pajisjeve Apple.

Apple do të shpenzonte dekadën e ardhshme duke rafinuar dhe përmirësuar OS X me përditësim sporadike. Versionet e hershme të OS X kishte emërtime si Jaguar, Lion, Leopard dhe Tiger.

Që nga 2011 Apple filloi të ndryshonte fokusin e OS X. Në 2013-ën me linçimin e OS X Mavericks, kompania hoqi emërtime e felinëve dhe u orientua drejt përditësimeve vjetore.

Kalimi në macOS 11.0 është një surprizë nga Apple duke qenë se kompania ishte e fiksuar pas idesë së përdorimit të OS X si brend. Madje dhe vetë Microsoft filloi të mësonte nga Apple duke lançuar Windows 10 si versioni final i Windows.

Lexo po ashtu:  Twitter me një format të ri cicërimash

Me Apple që ka kaluar në macOS 11, të gjithë pyesin çfarë do të ndodhë. A do të ketë vitin e ardhshëm një macOS 12? Apo një epokë përditësimesh si macOS 11.1, 11.2 etj.

OS X përcaktoi të ardhmen e një gjenerate hardueri dhe softueri në Apple. Mbetet për tu parë çfarë impakti do të ketë OS 11.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *