Qeveria e Kosovës, ka shpallur të martën si organizatë terroriste, grupin militant të Libanit, Hezbollah, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake.
Propozimin për marrjen e këtij vendimi e ka bërë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla.

“Marrja e një hapi të tillë të rëndësishëm kontribuon edhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si aleate strategjike, Bashkimin Evropian dhe partnerë tjerë, për eliminimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Kosovës dhe partnerëve të saj”, ka thënë ajo.

Ditë më parë, Gjermania ka ndalur aktivitetet e grupit militant të Libanit, Hezbollah në tokën e saj dhe e ka shpallur atë grup terrorist.

Hezbollahu, si tërësi, konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian.

Lexo po ashtu:  Ministria e jashtme ruse: E gjithë infrastruktura e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian është shkatërruar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *