Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka mbërritur në paradën ushtarake që po zhvillohet sot në Moskë, me rastin e 75 vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Ai u prit nga Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin, me të cilin pati një takim dje.

Pas mbërritjes së tij në Moskë, Presidenti i Serbisë vuri në dukje se anëtarët e Ushtrisë Serbe gjithashtu do të marrin pjesë në paradë.

Ne do të jemi krenarë kur djemtë me flamurin serb të marshojnë në Moskë,” nënvizoi Vuçiç.

Në paradën në Moskë po merr pjesë edhe Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili theksoi se anëtarët e Gardës së Ushtrisë serbe do të tregojnë se si duken pasardhësit e fituesve të Luftës së Dytë Botërore, ata do të demonstrojnë se serbët janë një popull që e vlerësojnë lirinë mbi të gjitha , kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, dhe kanë qenë gjithmonë një popull që zgjedhin pa dyshim lirinë dhe fitoren.

Lexo po ashtu:  Engel rrezikon të humbasë vendin në Kongresin amerikan!

Komandanti i Batalionit të Gardës, nënkolonel Dragan Jakovljeviç, do të udhëheqë ekhelonin e Gardës në sfilatën në Moskë.

15,000 ushtarë po marshojnë sot në Sheshin e Kuq, duke përfshirë njësi parade nga Serbia, Armenia, Belarusia, Uzbekistan, India … Një numër rekord pajisjesh ushtarake po tregohet në sfilatë – 234 njësi, 80 aeroplanë dhe helikopterë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *