“Kemi pasur një takim miqësor dhe të mirë. E kisha të rëndësishme të dëgjoj qëndrimet dhe analizat e tij. Biseduam për çështjet kyçe dhe për situatën në Kosovë e regjion” ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq, shkruan “Kurir”.

Ai ka vlerësuar takimin me Putinin ndërkohë që ka zbuluar edhe detaje nga biseda në katër sy, duke u shpreh se kjo paraqet lajm të mirë për Serbinë.

Putin sipas tij ia ka uruar fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare dhe e ka konfirmuar vizitën që do të bëjë në Serbi në tetor.

“Ishte ngjarje e mrekullueshme, jam falënderues për mikpritjen dhe më gëzon avancimi i raporteve mes dy vendeve tona” ka thënë Vuçiq.

Kjo ishte mundësi e mirë që me kolegun rus të bisedoj për temat aktuale tha ai.

“Natyrisht kemi biseduar për Kosovën por edhe çështjet tjera regjionale. Biseduam për të gjitha idetë që ekzistojnë në botë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Putin ka thënë se respekton Serbinë dhe qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje. Kam marr këshilla të mençura dhe analiza të dobishme nga Putini. Ai është i mençur dhe di që mirë të tregoj qëndrimet. Ishte e rëndësishme që të dëgjoj qëndrimet dhe analizat e tij dhe kemi biseduar përveç për Kosovën edhe çështjet tjera regjionale dhe bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve” tha Vuçiq.

Lexo po ashtu:  Pompeo kërkon heqjen e taksës ndaj mallrave serbe

Ai njoftoi se janë biseduar edhe tema rreth raporteve ekonomike, bashkëpunimit, krizës së virusit, shkëmbimit tregtar etj.

Putin ka vlerësuar raportet bilaterale, praninë e Serbisë dhe ushtarëve të saj në 75 vjetorin e fitores ndaj fashizmit dhe premtoi vazhdimin e investimeve dhe bashkëpunimit në të gjitha sferat përfshirë edhe atë në fushën ushtarake, kulturë, arsim etj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *