Të bezdisin zhurmat, apo përtypjet e një personi teksa ha? Nuk shkon në kinema, sepse nuk do të dëgjosh të tjerët të përtypen, ndërsa hanë kokoshka pranë teje? Të bezdis dhe zhurma e ndonjë mushkonje që të kalon pranë?

Nëse e gjen veten në këto pyetje, mos u mërzit. Ti ke një ndjeshmëri të lartë ndaj disa zhurmave, gjë që njihet me emrin misofonia. Ka mjaft persona, të cilët kanë po të njëjtën ndjeshmëri si ty.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Disa shkencëtarë të Northwestern University kanë zbuluar se njerëzit e tillë, janë ë kreativ krahasuar me ata që nuk e kanë këtë ndjeshmëri. Po, e ke lexuar mirë. Nëse të bezdisin zhurmat, sidomos ato të përtypjes në qetësi, ka shumë mundësi të jesh një gjeni.

Në studim janë përfshirë rreth 100 persona, tek të cilët është bërë një test lidhur me bezdisjen që kishin ndaj zhurmave të tilla, si dhe njohurive apo aftësive që kishin në fusha të ndryshme të artit. Organizuesit e studimit gjetën një lidhje të drejtë midis kreativitetit në fusha të ndryshme të artit dhe ndjeshmërisë ndaj zhurmave përtypëse.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  "Fëmija dhe zogu", - nga Ndre Mjeda

Studiuesit kanë gjetur të dhëna lidhur me këtë aspekt edhe tek persona të njohur në shkencë dhe letërsi, si Charles Darwin, Anton Chechov dhe Marcel Proust. Ata kishin të njëjtin shqetësim ndaj zhurmave të përtypjes së të tjerëve. Më vonë ata zbuluan se edhe Goethe, apo Franz Kafka kishin po të njëjtat bezdi në përditshmërinë e tyre.

Ndaj, herën e ardhshme që do të bezdisin zhurmat e përtypjes së personave përreth, merr frymë thellë dhe kujto se je person kreativ dhe me shumë mundësi, edhe më tepër inteligjent se të tjerët. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *