Pasuria private që kontrollohet nga familjet në mbarë botën u rrit me më shumë se 14 për qind vitin e kaluar, duke arritur në shifrën e 152 trilionë dollarëve.

Sipas raportimeve nga agjencia Boston Consulting Group, Azia e Paqësorit, me përjashtim të Japonisë, kryeson rritjen me 31 për qind, duke kapur kuotën e 37 trilionë dollarëve. Ajo kryesisht është nxitur nga rritja në tregjet financiare. Gjithashtu, edhe numri i milionerëve është rritur ndjeshëm. Ky raport ka marrë parasysh paratë e thata, depozitat, aksionet në bursa dhe asetet e tjera që zotërohen nga njerëzit, ndërsa bizneset, pronat e patundshme dhe mallrat e luksit nuk bëjnë pjesë në këtë klasifikim.

“Pothuajse në të gjitha vendet, rritja e pasurisë private është udhëhequr nga tërheqja e barazisë në tregje që nisi në gjysmën e dytë të vitit 2012. Kjo performancë ka ardhur si pasojë e një ekonomie relativisht të qëndrueshme në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe rimëkëmbja e disa prej vendeve evropiane si Irlanda, Spanja apo Portugalia. Kuota e pasurimit në kushte barazie në rang global u rrit me 28 për qind gjatë këtij viti”, thuhet në raportin e BCG-së.

Lexo po ashtu:  Jashari: Shteti dështoi në nxjerrjen e kursimeve të kosovarëve nga bankat e Serbisë

Por, ekonomitë në Azi kanë qenë motori i rritjes në vitet e fundit dhe banorët e këtij rajoni kanë përfituar shumë prej saj. Brenda vetë këtij rajoni, Kina ka qenë udhëheqësi më i madh, me pasurinë private në vend që u rrit mbi 49 për qind në vitin 2013.

Kuotat e larta të kursimit në vende si Kina dhe India kanë qenë gjithashtu një element kyç në këtë rritje. Pasuria në këtë rajon pritet gjithashtu të rritet më tej, në rreth 61 trilionë brenda vitit 2018, dhe të lërë pas Evropën Perëndimore si rajonin e dytë më të pasur dhe Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *