Gjermania ka vendosur të ndalojë shitjen e produkteve plastike me një përdorim si pipat, mbajtëset e ushqimit apo pastrueset e veshëve, duke iu përshtatur direktivës evropiane për reduktimin e mbetjeve plastike që ndotin mjedisin. Kabineti qeveritar pranoi sot ndalimin e të gjitha mjeteve plastike me një përdorim duke përfshirë dhe mjetet prerëse, gotat apo kutitë plastike, që prej 3 korrikut 2021.

Ministrja e mjedisit Svenja Schulze tha se lëvizja ishte një hap drejt distancimit nga kultura e “flakjes tutje”, në një kohë kur rreth 20% e mbeturinave të mbledhura në parqe e vende të tjera publike është plastikë një përdorimshe. Ky material kërkon dekada të tëra për t’u degraduar dhe pjesë të tyre janë gjetur në trupin e peshqve, zogjve dhe kafshëve të tjera.

Lexo po ashtu:  Pse Jul Çezari kaloi Rubikonin: Historia e ngjarjes, që u shndërrua në një nga shprehjet më të njohura në botë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *