Disa kohë para se të ndahej nga jeta nga një sëmundje e pashërueshme, albanologu, studjuesi dhe përkthyesi i njohur, Robert Elsie publikon së fundmi në faqen e tij një raport të August Schmidhuber, komandant i Divizionit SS të shqiptarëve të Kosovës, i hartuar në 2 tetor 1944 në Bavari.

Raporti vjen pra pak javë nga largimi i trupave gjermane nga territori i Shqipërisë dhe aty siç dihet tanimë, konsideratat gjermane për rekrutët dhe cilësinë e divizion “Scanderbeg” janë jo shumë të larta.

Raporti ka rëndësi për historinë e afërt politike të shqiptarëve të Kosovës, pasi aty jepet një pamje e angazhimit të tyre në formacionet SS të nazistëve duke nisur nga shkurti 1944, përkundrejt qasjeve relativzuese të atyre historianëve shqiptarë që e kanë trajtuar atë.

Schmidhuber nuk është fare entuziast për vetitë luftarake të shqiptarëve, kjo edhe për shkak të mungesës së formimit me rregull dhe disiplinë:

“Për shqiptarët disiplinë do të thotë kufizim i lirisë…Ata kanë kohë. Nuk duan të luftojnë në formacione luftarake, por në bandat e tyre…Kur nis të bjerë shi, shqiptari e braktis pozicionin e tij.

Kur errësohet ai ikën dhe shkon në fshat për të pirë një gotë raki. Kur ka kaluar 12 ditë në detyrë, ai kthehet në shtëpi për 4-5 ditë pa pyetur e pa marrë leje e mandej edhe mund të kthehet, por edhe jo…

Lexo po ashtu:  Memoriali më i vjetër i luftës në botë ndodhet në Siri

Shqiptari nuk e pëlqen stërvitjen dhe qitjen. Ajo çfarë ai do më shumë është thjesht të qëllojë me armë kurdoherë që kjo është e mundur, i fshehur duke qëlluar i lumtur në ajër. Uria shqiptare për shumë e më shumë municion nuk ka kufij.

Ai nuk e kupton dot se municioni prodhohet në fabrikat gjermane nga gra dhe vajza ndërkohë që të rinjtë e Shqipërisë ulen në kafene apo vijnë vërdallë në qoshet e tregjeve. Ndaj edhe nuk e di kufirin e përdorimit të tyre”, hap raportin zyrtari gjerman i cili ecën më poshtë me zhgënjimin total që pëson kur i njeh nga afër shqiptarët e mitizuar.

“Kurajua dhe heroizmi i shqiptarëve është një tjetër mit. Ti mund të vësh përpara dhe ta ndjekësh një shqiptar përgjatë rruzullit me një mortajë të lehtë. Ndërkohë që në sulm, ai nuk shtyhet shumë, deri aty ku gjen diçka për vjedhur apo plaçkitur. Sapo ka kapur dhinë, plugun apo rrotën e një makine qepëse, lufta për të ka mbaruar dhe ai kthehet në shtëpi. Sa për mbrojtjen shqiptarët janë ekstremisht nervozë nga zhurma e mortajave.

Lexo po ashtu:  Pak e njohur nga shqiptarët, por para portretit të kësaj gruaje shqiptare përulet e gjithë bota

Në kushte të tilla, është absolutisht thelbësore që korpusi i oficerëve të jetë i madh. Për 20 shqiptarë të duhen dy oficerë gjermanë: një që t’i drejtojë dhe një tjetër që të hedhë sytë e t’i ruajë”, shkruan oficeri gjerman.

Pas këtyre parashtresave që të bëjnë të mbash barkun me dorë pse të vërteta dhe të konfirmuara edhe disa dekada pas në anarkinë e vitit 1997, vjen edhe pjesa e rëndësishme e aktivitetit të divizionit.

Historianë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur ta kthejnë në element pozitiv këtë karakteristikë shthurëse të shqiptarëve për të mbajtur në këmbë tezën se divizioni nuk u përfshi në krime, se ai nuk mori pjesë në kapjen e hebrejve dhe se ai mu për këto arsye ai nuk ka ato implikime që pretendon historiografia serbe.

Mirëpo Schmidhuber na thotë se divizioni arrestoi të gjithë hebrejtë e Kosovës(281) dhe mori pjesë në goditjet e komunistëve. Divizioni u plotësua me 6 491 trupa dhe ai mori trajnim dhe asistencë nga njësitë drejtuese SS në Tiranë.

“Divizioni mori përherë mbështetjen që kërkonte nga Korpusi i Armatës së 21-të ndaj edhe të cilës varej në planin taktik si dhe Komanda Supreme e Armatës së 2-të të Tankeve”, shkruan më tej kreu i njësisë.

Lexo po ashtu:  A është Zoti brenda apo jashtë nesh?

Me shumë interes është edhe ndikimi i politikës së jashtme në stabilitetin e divizionit dhe qëndrimin e rekrutëve.

Schmidhuber, njësoj si gjermanët, mesa duket ka patur pritmërinë se hyrja e Turqisë në luftë, në krah të Aleatëve do të kishte pasoja, edhe sepse siç raporton ai “popullsia dëgjonte në mënyrë konstante programet radio të Ankarasë dhe në qytete si Prizreni dhe Prishtina shumica flisnin turqisht dhe jo shqip. 4 shekuj nën Perandorinë Osmane, shqiptarët janë më turq se vetë turqit”.

Gjithë pra një oportunizëm i shoqëruar me prirjen materialiste për të përfituar nga pasuria e gjermanëve, por që gjithsesi nuk ka cenuar përmbushjen e detyrave nga divzioni.

Schmidhuber thotë në raport se edhe në këtë kohë, pra në 2 tetor, ai arrin të sigurojë rendin në Kosovë, kjo edhe pse në fillesat e veta Divizioni kishte bërë spastrime të mëdha në radhët e komunistëve. Kjo megjithë faktin se nga rreth 6500 trupa me të cilën nisi divizioni, më 1 tetor kishin dezertuar 3 425, sidomos shqiptarë të Tetovës dhe Maqedonisë në përgjithësi. /b.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *