Sipas ligjit Amerikane, Departamenti i Mbrojtjes duhet të gjurmojë firmat në pronësi ose kontrolluar nga Ushtria Kineze që janë aktive në Amerikë.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se 20 kompani Kineze, përfshirë Huawei, ose janë në pronësi ose mbështeten nga ushtria Kineze.

Lista e dërguar për mediat Amerikane përmban kompani si Hikvision, China Telecom, China Mobile dhe AVIC.

Zbulimi mund të bëhet pikënisje e sanksioneve të reja nga autoritetet Amerikane kundër firmave. Lista është publikuar për të informuar komitetet kongresionale, bizneset Amerikane, investitorët dhe partnerë të tjerë potencialë nga Kina në lidhje me rolin që ato luajnë dhe rrezikun që i kanoset teknologjive të ndjeshme.

Sipas ligjit Amerikane, Departamenti i Mbrojtjes duhet të gjurmojë firmat në pronësi ose kontrolluar nga Ushtria Kineze që janë aktive në Amerikë.

Huawei ka kundërshtuar vazhdimisht pretendimet Amerikane. Shtëpia e Bardhë nga ana tjetër ka bllokuar shitjen e teknologjisë pa leje tek disa kompani siç është Huawei.

Lexo po ashtu:  “Sfinga e gjallë”, shfaqja që zhbiron në dramën e vrasjeve politike të pasluftës, vjen premierë në TKK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *