Borussia Dortmund shënon goditjen e parë në merkaton e verës. Nënkampionët e Gjermanisë siguruan me parametër zero shërbimet e një mbrojtësi të shumëdëshiruar nga klubet elitare, belgut, Thomas Meunier, të cilit i përfundoi kontrata me PSG-në.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.28-vjeçari ka nënshkruar kontratë me verdhezinjtë për katër sezonet e ardhshme, pra deri në verën e vitit 2024. Ai në të vërtetë do të zëvendësojë Hakimi, huazimi dyvjeçar i të cilit do të skadojë me përfundimin e sezonit (do të kthehet te Real Madridi).
Meunier vjen nga PSG, ku ai kaloi katër vitet e fundit. Më parë është aktivizuar (deri në vitin 2016) te Club Brugge. Që nga viti 2013 ai është anëtarësuar në kombëtaren e Belgjikës, me të cilën tashmë ka koleksionuar 40 paraqitje.





