Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Distributori online më i madh në botë ka rritur investimet në këtë sektor ku jo më larg se viti i kaluar investoi 530 milionë dollarë në startupin tjetër Aurore Innovation.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Amazon ra dakord të blejë startupin e sistemeve të vetëdrejtimit për makina Zoox në një marrëveshje e cila kap vlerën e 1 miliardë dollarëve. Teknologjinë e startupit Amazon do ta përdorë në makinat autonome.

Distributori online më i madh në botë ka rritur investimet në këtë sektor ku jo më larg se viti i kaluar investoi 530 milionë dollarë në startupin tjetër Aurore Innovation.

Amazon dhe Zoox nuk detajuan termat financiarë përveç transaksionit prej 1 miliardë dollarësh.  Startupi ka vetëm 6 vite që është themeluar. Wall Street Journal e vlerësonte Zoox me 3.2 miliardë dollarë.

Zoox do të vijojë të ekzistojë si një biznes më vete. Zoox ka zgjedhur rrugën më të vështirë për të hyrë në industrinë e makinave autonome duke ndërtuar jo vetëm sistemet dhe softuerin opr edhe vetë makinën.

Lexo po ashtu:  9 libra që do të ndryshojnë përgjithmonë mënyrën se si mendoni!

Me mbështetjen e Amazon startupi mund të rivalizojë pse jo edhe vetë divizionin Waymo të Google.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *