Disa prej klubeve më të mëdha të Europës janë vënë në lëvizje për mesfushorin e Arsenal-it, Matteo Guendouzi. E ardhmja e lojtarit është bërë akoma më e paqartë pasi trajneri Arteta konfirmoi se lojtari ishte përjashtuar nga skuadra për ndeshjen e së enjtes kundër Southampton për “të disa problemeve të brendshme”.

TF1 ka bërë të ditur se Guendouzi ka qenë në kontakt me Barcelona-n, Inter-in, PSG-në dhe Ateltico Madrid për një transferim të mundshëm këtë verë. Edhe Real Madrid interesohet për francezin, i cili ka akoma edhe dy vite në kontratën e tij me Topçinjtë. Kur u pyet pse Gundeouzi ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e së enjtes, Arteta tha: “Çfarëdo problemi të brendshëm që kemi, e zgjidhim në mënyrë private”.

Lexo po ashtu:  Xhaka: Në të gjitha restorantet ku shkoj në Shqipëri nuk paguaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *