Zjarri që ka përfshi gjatë ditës së djeshme dhe të sotme një pjesë të maleve të Deçanit, në orët e mbrëmjes ka marrë përmasa më të mëdha.

Në një apel shef i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë në Prishtinë, Shkodran Imeraj, drejtuar Komunës së Deçanit dhe Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar që të merren masat e domosdoshme që të ndalen flaket e zjarrit që të mos dëmtohet nga zjarri lokaliteti arkeologjik “Kulla e Qelisë”.

“Kulla e Qelisë” është një vendbanim i antikës së vonë dhe mesjetës së hershme, e ku ruhet pjesa më e rëndësishëm e historisë dhe trashëgimisë kulturore të Deçanit dhe rrethinës.

Njoftimi i plotë i Imerat:
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Apel Komunës së Deçanit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës

Dje dhe sot gjatë ditës, një pjese e pyllit në afërsi të Manastirit të Deçanit është duke u djegur. Sonte, në orët e para të mbrëmjes, flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe drejtimi i zjarri ka marrë kahje nga lokaliteti arkeologjik “Kulla e Qelisë”.

Lexo po ashtu:  Gabim i tmerrshëm/ Ja prenë këmbën e gabuar pacientit 82-vjeçar.

I beje apel Komunës së Deçanit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrin masat e duhura, që të mos dëmtohet lokaliteti arkeologjik “Kulla e Qelisë’, i cili është një vendbanim i antikës së vonë dhe mesjetës së hershme, e ku ruhet pjesa ma e rëndësishëm e historisë dhe trashëgimisë kulturore të Deçanit dhe rrethinës.

Dëmtimi që mund të pësoj ky lokalitet arkeologjik nga zjarri, do të jenë të pa riparueshme.

Lokaliteti “Kulla e Qelisë”, është një lokalitet i rëndësisë së veçantë, i cili është me i vjetër se sa Manastiri i Deçanit, dhe si një lokalitete me vlera të veçanta historike, shteti duhet të ndërmarrë masat e duhura që të mos dëmtohet nga zjarri. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *