UEFA ka zyrtarizuar datat dhe oraret e gjashtë ndeshjeve që Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve. Siç dihet kombëtarja e Shqipërisë bën pjesën në Ligën C në grup me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, e fillon sfidën e parë në transfertën e datës 4 shtator në Bjellorusi, për të vijuar në Tiranë me Lituaninë 3 ditë më pas, në të njëjtin orar (20:45). Një tjetër udhëtim i gjatë e pret Kombëtaren një muaj më pas, më 10 tetor 2020, për t’u përballur në Kazakistan me përfaqësuesen vendase.Në transfertën e radhës në Vilnius, kuqezinjtë do t’i kthejnë vizitën Lituanisë vendase më 13 tetor 2020, për ta mbyllur pjesëmarrjen e tyre në grupin e 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës me dy sfidat e 10-ditëshit të dytë të nëntorit. Shqipëria do të presë Kazakistanin, në takimin e 12 nëntorit, për ta ulur siparin me përballjen e 3 ditëve më pas me Bjellorusinë.

Kalendari i plotë i caktuar nga UEFA:4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)14 tetor: Lituani-Shqipëri (20:45)15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)18 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi (16:00)

Lexo po ashtu:  Neymari kërkon të bëjë histori me PSG-n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *