Cagliari ka mundur 4-0 Torino-n në ndeshjen e javës së 28-të të Serisë A të luajtur mbrëmje sotme në Sardegna Arena.Nandez dhe Simeone i kanë dhuruar një avantazh të dyfishtë të shpejtë vendasve. Djali i Diego Simeone-n ka vendosur një rekord me golin e realizuar sot.Ai, në fakt, është bërë lojtari i vetëm i lindur pas 1 janarit të 1995-ës që ka shënuar më shumë se 40 gola në Serinë A (41 në total).Goli i tretë i sardëve ka ardhur sapo ka filluar pjesa e dytë dhe është realizuar nga Nainggolan me një gjuajtje të saktë nga jashtë zone.

Më pas është zgjuar Torino, që ka rihapur ndeshjen duke shënuar dy gola në harkun e gjashtë minutave me Bremer dhe Belotti-n. Gjithsesi vendasit janë përgjigjur dy minuta më mbrapa me penalltinë e realizuar nga Joao Pedro, që ka fiksuar shifrat në 4-2.Cagliari mbetet në vendin e 10-të me 38 pikë, ndërsa Torino në të 14-in me 31.

Lexo po ashtu:  Reagon djali i legjendës së boksit Muhamed Ali - “Babai im do ta kishte marrë me shkelma në prapanicë."

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *