Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se gjatë presidencës gjermane të BE, që fillon në 1 korrik, ajo do të angazhohet për një politikë të njësuar të BE në drejtim të Kinës, dhe të drejtave të njeriut. Ngjitjen ekonomike të Kinës Merkel e sheh si një sfidë për demokracitë liberale në botë. Provën për superioritetin e tij, sistemi liberal nuk ka mundur ta sjellë, është shprehur kancelarja në një intervistë me gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”. “Kjo më shqetëson”, tha ajo. Merkel këmbënguli në respektimin e parimeve demokratike dhe ligjshmërisë në BE.

Europa duhet të jetë vetë shembull„Nëse Europa do të dëgjohet, duhet të japë vetë një shembull të mirë”, theksoi Merkel duke pasur parasysh këtu debatin për shtetin ligjor në BE. “Kështu duhet që çdo opozitë të ketë “shansin e drejtë” që të vijë sërish në qeveri”, theksoi ajo. Me vështrim nga Kina, shefja e ekzekutivit gjerman kërkoi më shumë aftësi rezistuese në BE. “Ne duhet të zhvillojmë një politikë, që reflekton interesat edhe vlerat tona”, ishte komenti i Merkel. Respektimi i të drejtave të njeriut, shteti ligjor dhe shqetësimi për Hong-Kongun qëndrojnë mes nesh dhe Kinës. Samiti BE-Kinë i planifikuar në shtator nuk do të zhvillohet, por do të gjendet një datë tjetër. Në këtë kohë duhet të që ecim përpara në marrëdhënien e BE-së me Kinën”, ka thënë Merkel.

Lexo po ashtu:  Çfarë bëri për 6 muaj Qeveria Kurti?

“Duhet të bisedohet për bashkëpunimin, mbrojtjen e klimës dhe për politikën e zhvillimit në Afrikë, ku Kina ndjek pjesërisht rrugë të tjera”, ka thënë Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *