Lorenc Trashi do të provojë për herë të parë në karrierën e tij një aventurë jashtë Shqipërisë teksa do të transferohet te skuadra e Al Qadsia në Kuvajt. Mbrojtësi i krahut të majtë thekson se mezi ka pritur të luajë jashtë vendit ndërsa në intervistën për “A2 Cnn” shprehet se ai është treguar realist pasi tashmë nuk është më 22-vjeçar dhe se duhej të mendohej edhe për financat, pasi të ardhurat që do të përfitojë te klubi i ri nuk mund t’i siguronte në Shqipëri.“Unë kam qenë në banesë dhe më ka marrë menaxheri im, Franci Bode. Sa herë që do të më merrte, e kishte diçka për ndonjë ekip. Më tha që kishte një mundësi për në Kuvajt, por duhej të flisnim me presidentin Demi. Demi do të tregohej shumë bujar me mua dhe mund të them se është pjestar i familjes sime, pasi kemi kaluar gjashtë vite bashkë.Shiko, kjo është aventura ime e parë jashtë Shqipërisë dhe mezi e kam pritur. Fatin nuk e kam pasur që të transferohem në një kampionat më të fortë. Por edhe në Kuvajt ka shumë tifozë në stadium, duhet të ambientohem sa më shpejt.

Lexo po ashtu:  Lisbona, qyteti që do presë fazën e fundit të Ligës së Kampionëve

Të jemi realist, nuk jam më 22-vjeç që të mendoja për një kampionat si trampolinë për t’u transferuar diku tjetër. Duhet ta shohim pak dhe anën financiare pasi nuk kemi dhe shumë vite sport. Edhe jeta jonë familjare do të bëhet më e mirë kështu. Ato lekë nuk mund t’i merrja dot në Shqipëri.Te Partizani kam kaluar çdo gjë, të mira dhe të këqija. Jam bërë edhe i keq, kam pasur probleme me klubin, pasi kur jeton në një shtëpi prej vitesh ke edhe përplasje. Nuk kisha se çfarë kërkoja me te Partizani, fituam titullin kampion dhe Superkupën. Me rëndësi është që do të kokën lartë.

Trajneri Sormani? Është ogur i mirë për Partizanin dhe shikoni ndihmën që i jep të rinjëve. Ka marrë Llanajn që nuk ishte lojtar i njohur dhe afirmuar në Superiore. Erdhi në stërvitje dha maksimumin dhe po luan. Për të vazhduar me rastin që të gjithë e dimë, Ylber Ramadani që erdhi nga hiçi, i dha besimin Sormani dhe u bë lojtar i Kombëtares.A do të me penalizojë ky largim te Kombëtarja? Ëndrra ime ka qenë që familja të më shihet njëherë kuqezi. Kjo ka ndodhur. Nuk do të thotë se nuk dua të vazhdojë më me Kombëtaren, por të jeni të sigurt për diçka.Ka pasur shumë fjalë që Kombëtarja i lë anash lojtarët nga Shqipëria, nuk i ndjek. Shihni rasti tim, është thyer miti. Më kanë dhënë hakun dhe iu siguroj që stafi i Kombëtares i ndjekë lojtarët shqiptarë kudo ku ata luajnë. Nëse nuk do të më ftojnë prapë kjo do të jetë pasi unë nuk do të jem duke bërë mirë”, u shpreh Trashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *