Pas suksesit ndaj Lecces, Milani likuidon edhe Roma-n në “San Siro” duke marrë 3 pikë tepër të rëndësishme dhe ngjitur renditjen e Serie A në objektivin për të shkuar në Europa League. Me verdhekuqtë ishte një ndeshje delikate dhe tepër e vështirë për kuqezinjtë, duke parë se Roma gjithashtu lufton këtë sezon për të arritur Champions League.

Megjithatë, pas pjesës së parë të mirë nga verdhekuqtë, kuqezinjtë kanë dalë në pjesën e dytë në fushë më të motivuar dhe pavarësisht vapës së madhe, në minutën e 76-të gjetën golin me Rebic, pas një aksioni të bukur të Salemakears dhe Paqueta, që krosoi në zonë por goditja e Kessie u pritur.Më pas, kroati dy herë goditi duke prekur traun e portës dhe më pas dërguar në rrjetë. Theo Hernandez toi penallti pasi u pengua nga Smalling, teksa nga pika e bardhë Calhanoglu nuk fali, duke ksuar shifrat në 2-0.

Lexo po ashtu:  Juvja nxjerr Higuainin në shitje, ja shifra që i vendos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *