Ernesto Valverde po përgatitet për një tjetër aventurë.

Ish trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili këtë sezon u shkarkua nga katalanët, pritet të kthehet në aksion.

Valverde nuk planifikon të dalë nga La Liga, dhe synon kështu të drejtojë skuadrën e tretë nga ky kampionat.

Sipas raportimeve të ‘Onda Cero’, Valverde është shumë afër marrëveshjes me Valencia.

Valverde ka përvojë të madhe në La Liga, ku ka udhëhequr skuadrën e Athletic Bilbao dhe atë të Barcelonës.

Sigurisht, aventura me Barcën ishte më e suksesshme. Mbetet të shihet nëse Valverde dhe Valencia do të gjejnë marrëveshje.

Lexo po ashtu:  Armando Broja ndezë anglezët! Klubet në ‘luftë’ kush do të nënshkruajë me sulmuesin shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *